Gjykata e Tiranës dënoi me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haki Baccinozit.

Myrtaj u shpall i fajshëm për “vrasje me paramendim” dhe “armembajtje pa leje”. Krimi ndodhi ne 16 mars 2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë. Në gjykim Baccinozi shfaqi pendesë për krimin, por mohoi te kishte paramendim.

Myrtaj u dorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, disa ditë pas krimit që kishte kryer në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai u tha hetuesve hetuesve se nuk ishte nisur për ta vrarë ish-të dënuarin politi, Baçinozi, dhe se ngjarja kishte qenë e rastësishme.

Ai është shprehur se viktima e kishte kërcënuar vazhdimisht atë dhe familjen e tij për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh që ai nuk ia kishte kthyer. Mylkaj tha se e mbante armën me vete për shkak të frikës nga Baçinozi.  (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re