77 vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

 

Burime nga policia bwjnw me dije se ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50 vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

 

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më.”

 

Këto kanë qenë fjalët që ka thënë 77 vjeçari në polici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re