Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

 

Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

 

Nga ana e organit të akuzës është provuar se 17 vjeçari ka kryer krim me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktmës i kishte vrarë babain në vitin 2009, kohën kur ai kishte qenë vetëm 4 vjeç.

 

Mësohet se armën me të cilën kreu krimin, kishte arritur ta siguronte në Shkodër, rreth një vit para ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re