Monalisa Perez, 20 vjeçe është burgosur pasi ajo e shtyu të dashurin e saj Pedro Ruiz drejt vdekjes.

Çifti ishin duke realizuar një video për të lansuar në kanalin Youtube për të marr klikime.

Perez e kishte nxitur të dashurin ta mbanë një libër në dorë para zemrës dhe ajo nga distanca të gjuante me armë e kalibrit 50 e bindur se plumbi nuk do të depërtonte në trup, shkruan Daily Mirror, përcjell indeksonline.

“Thashë Mos e bëj, mos e bëj “, tha Claudia Ruiz, tezja e të riut, në televizionin lokal KVLY. E përgjigjja ishte: ‘Ne duam më shumë shikues’.

Kanali YouTube i çiftit është akoma aktiv dhe videot e tij kanë grumbulluar 5.3 milion shikime.

Si pjesë e marrëveshjes së saj për pranimin e fajësisë, Perez ra dakord të mos kërkojë përfitim financiar nga rasti i saj dhe u ndalua nga zotërimi i armëve të zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re