Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia bën me dije se Myftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Burime bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re