ABC News ka siguruar videon nga konflikti që ndodhi ditën e djeshme, ku Bilbil dhe Jashar Maja, u sulmuan nga disa persona, pasi ata ishin ankuar për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Siç shihet nga pamjet e rënda, disa persona qëllojnë me shkopa bejsbolli dhe godasin një prej tyre, në lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë.

Ai plagoset rëndë teksa gjakoset, megjithatë, goditjet ndaj tij nuk ndalojnë, derisa bie në tokë. Agresorët i vendosën atij edhe një pistoletë në kokë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re