Të paktën 3 palestinezë u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën kur forcat izraelite kryen sot bastisje në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Tre palestinezë u martirizuan dhe 8 të tjerë u plagosën nga plumbat e ushtarëve izraelitë në qytetin Jenin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Sipas një raporti të televizionit shtetëror palestinez, u konstatua se palestinezët e vrarë ishin Bera Lehluh, Leys Ebu Surur dhe Yusuf Salah.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë bastisën Jeninin dhe hapën zjarr ndaj një automjetit me 4 palestinezë brenda.

Pas incidentit, shpërthyen përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe dhjetëra palestinezëve. Ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Autoritetet izraelite deri më tani nuk janë prononcuar lidhur me incidentet.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re