Skip to content

Vriten dy palestinezë nga plumbat e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë u vranë sot nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë autoritetet.

“Dy të rinj u vranë. Samer Khaled (25) u qëllua në qafë dhe Yazan Afan (26) u qëllua në zemër”, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Më tej thuhet se që nga fillimi i vitit, 140 persona janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Dëshmitarët okularë i thanë AA se Afan u vra në përleshjet që shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, e cila hyri në lagjen Umm Al-Sharayet në qytetin Al-Bireh dhe bastisi një numër të shtëpive.

Sipas dëshmitarëve okularë, Khaled u vra në kampin Balata afër Nablusit pasi forcat e ushtrisë izraelite u futën në qytet.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të dyshuar”.

Burimi: AA