Dy paqeruajtës të misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) u vranë në një sulm nga një grup rebel.
Përplasja ndodhi midis anëtarëve të grupit të armatosur rebel Koalicioni Patriotë për Ndryshim dhe paqeruajtësve të OKB-së pranë qytetit juglindor Bangassou, i tha shtypit deputeti i Bangassou, Serge Singha Bengba.
Një paqeruajtës gabonez dhe maroken u vranë gjatë përleshjes. Dhuna është ndezur në Republikën e Afrikës Qendrore që kur kandidatura e ish-presidentit Francois Bozize u refuzua për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020.
Gjenerali në pension, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2003, u rrëzua në një rebelim të vitit 2013. Disa grupe milicie, afër Bozize, që atëherë kanë sulmuar civilët, forcat e armatosura dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së.
Së paku nëntë paqeruajtës të OKB-së u vranë javët e fundit. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) të premten bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhunës së armatosur në vendin e Afrikës Qendrore, duke vënë në dukje se rreth 60 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga vendi që nga dhjetori.
AA
