Skip to content

Vriten ish-polici dhe bashkëjetuesja, shpëton foshnja 1 vjeç në Shkodër

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku shtetasi Boran Berçama rreth 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij  Silvi Ndoci janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre tip “Benz”me targa AA006HA.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se Berçama mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë Arrëz dhe kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut. Dy viktimat kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç e gjysmë që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.