Skip to content

V’ritet 15-vjeçari në Shkodër, policia jep detaje: I mituri v’diq në spital…

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Behet me dije nga burimet për mediat se një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Informacion paraprak –Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.