Skip to content

Vritet 16-vjeçari në Gramsh, humb jetën pas goditjeve me thikë nga konflikti me adoleshentët

Një adoleshent ka humbur jetën në Gramsh këtë të martë, pas një konflikti me thika me bashkëmoshatarë të tij.

 

Nxënësi i klasës së nëntë është goditur disa here me thike në një nga lagjet e qytetit, pasi fillimisht ishte konfrontuar fizikisht me një grup bashkëmoshatarësh.

 

Adoleshenti ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë që një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetën, por është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

 

Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar në komisariat 4 adoleshentë, mes të cilëve është edhe adoleshenti i cili ka goditur me thikë.

 

Ata janë marrë në pyetje nga specialistët për hetimin e krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.