Dy gra janë vrarë mbremjen e kesaj te merkure në Prishtine në dy ngjarje të ndryshme.

Nje nga viktimat eshte identifikuar si Liridona Murseli, gruaja e ish-keshilltarit të Behxhet Pacollit kur ishte President.

Familja Murseli ra pre e nje grabitje kur ishte duke levizur me makine.

Grabitesit qelluan dhe me arme duke vrare 33-vjecaren.

Nderkohe ne nje tjeter ngjarje u gjet e vdekur nje grua, e cila sipas policise mund te jete vrare me thike.

 

Vritet një grua në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në dalje të Prishtinës.

Bëhet e ditur se gruaja, e cila mbeti e vdekur nga të shtënat me armë zjarri, është e reja Liridona Murseli.

Dyshohet se ajo vra me armë zjarri nga hajnat.

—–Policia e konfirmoi vrasjen e gruas në Prishtinë, u gjet pa shenja jete në veturë.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia konfirmon se ne një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete.Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimin dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar zëdhënësja Ahmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re