Imami i xhamisë në qytetin gjerman Stuttgart Shahid Nawaz Qadri i cili u vra tre ditë më parë nuk ishte viktimë e krimit të urrejtjes, por ishte rezultat i grindjes familjare.
Qadri i cili ishte shofer taksie dhe asistent me kohë të pjesshme Imam në Stuttgart po shëtiste në mbrëmje me gruan e tij gjermane në bregun e lumit kur ata u goditën nga mbrapa. Burimet në Frankfurt transmetuan për “The News Wednesday” se Shahid Nawaz Qadri i cili i përkiste qytetit Punjab Gujrat kishte gruan gjermane me dy fëmijë të vegjël.
Ai vdiq në vend sapo koka e tij u godit, ndërsa gruaja e tij pësoi dëmtime, por mbijetoi.
Ajo ishte martuar më herët me një shqiptar dhe kishte një fëmijë nga ai. Shahid Nawaz dhe gruaja e tij festuan ditëlindjen e fëmijës së gruas së tij nga burri i mëparshëm, ku u krijua një situatë e keqe dhe çështja më pas u qetësua.
Policia po heton për të gjetur shkakun e atentatit, por nuk ka arritur në ndonjë përfundim. Megjithatë, e ka bërë të qartë se nuk ishte incidenti i ndonjë krimi të urrejtjes.
Ambasada Pakistaneze po përpiqet të marrë trupin e pajetë nga autoritetet e Policisë për marrjen e masave për transportimin e tij përsëri në Pakistan.
