Skip to content

Vritet me armë 17-vjeçari në Klos, disa të plagosur

Subscribe

Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e kësaj të mërkure në Klos.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Paraprakisht bëhet e ditur se viktimë e kësaj ngjarje të rëndë është një djal i ri rreth 17 vjeç me mbiemrin Shira.

 

Ngjarja e rende ka ndodhur prane nje lokali, buze rruge në Klos.

 

Shkak i ketij krimi dyshohet te jete bere një konflikt i vjetër mes dy fiseve.

 

Pritet që policia te dale ne nje komunikate per shtyp per te dhene te tjera detaje ne lidhje me kete ngjarje te rende.