Një 43-vjeçare ka mbetur e vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në Salamina, Greqi.

 

Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 (me orën lokale) në mëngjes në rrugën Aiants, ndërsa gruaja ka dy plagë me armë zjarri në pjesën e barkut.

 

43-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

 

Fqinjët kanë dëgjuar një debat të ashpër mes burrit dhe gruas para ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim partnerin e viktimës.

 

Nuk ka ende të dhëna të tjera për rastin, ndërsa hetimi i EL.AS. në vazhdim.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re