Skip to content

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte ne Lushnjë, ku një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, viktima është Qemal Alla, 41 vjeç.

 

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij.

 

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.