Vritet me arme gjahu një kal në Leskovik, ndërsa një tjetër është plagosur.

 

 

Vrasja e kalit ka ndodhur në një fermë  të njohur në afërsi të qyteti, pronaret e se ciles kane bere publik lajmin ne rrjetet sociale duke shkaktuar nje revolte te konsiderueshme tek qytetaret komentues, perfshire ketu edhe personazhe publike..

 

 

Sipas policisë lokale përsona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë gjahu çifte dy kuaj të kësaj fermë të cilët ishin në kullotë duke lënë të vrarë njërin prej tyre ndërsa kali tjetër ka mbetur i plagosur.

 

 

Kanë qenë pronarët e fermës ata që kanë njoftuar policinë e cila është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar për rastin e padegjuar më parë në krahinën e njohur të Kolonjës.

 

Për këtë oficerë të policisë kanë marrë në pyetje banorë të zonës ku ka ndodhur ngjarja si dhe të tjerë banorë të cilët mbajnë me leje armë të tilla gjahu.

 

 

Duhet thënë se ferma nga një kope me kuaj të cilin janë lënë të lirë nga pronarët për të kullotur në pyjet e zonës ku ndodhet dhe ferma, kuaj më të cilët turistët kalërojnë gjatë ditëve të qëndrimit të tyre në fermë.

 

Një pjesë e mirë janë turistë të huaj të cilët përdorin kuajt për të shetitur në fshatra të tjerë të kesaj krahine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re