Një 26 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Bulqizë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë është shënuar në Shupenzë në orët e vona të mbrëmjes.

26 vjeçari është goditur me kaçavidë nga një 30 vjeçar pasi i konfliktuan me njëri-tjetrin. I riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re