Një djalë 17-vjeçar shqiptar është vrarë në Pescara dhe është gjetur i pajetë në parkun Baden Powell.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë dy djem të mitur, të arrestuar tashmë, njëri prej tyre djali një polici në zonë ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur në qytet.

Siç raportojnë mediat italiane, menjëherë pas ngjarjes, ata kanë shkuar për të notuar në det dhe dyshohet se atje kanë hedhur dhe armën e ftohtë të krimit.

Polumbarët e zjarrfikësve po punojnë për gjetjen e thikës me të cilën dy të miturit kryen krimin.

Ngjarja

Goditja me thikë duket se ka ardhur nga një debat, por arsyet nuk janë ende të qarta. 17-vjeçari shqiptar duket se u kishte një borxh prej disa qindra eurosh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës, apo blerjen e përsëritur të lëndës narkotike pa u dhënë paratë.

Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes.

Policia po heton dhe rasti ndiqet nga kryeprokurori Giuseppe Bellelli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re