Skip to content

Vritet Myftiu i Damaskut, ishte krah Assadit

Myftiu i Damaskut Mohamed Adnan Afyuni u vra në një shpërthim bombe të enjten, raportoi Agence France-Presse.

Sulmi ndodhi në Cudisia, një periferi e Damaskut.

“Shejh Afyuni është bërë viktimë e një sulmi terrorist frikacak,” tha ministria e çështjeve fetare, duke shtuar se myftiu ishte një udhëheqës i shquar fetar dhe kundërshtar i ekstremizmit fetar.

Myftiu u vra në shpërthimin e një bombe të vendosur në makinën e tij, pranë kryeqytetit të Sirisë, njoftoi agjencia Sana, dhe e quajti sulmin “terrorist”.

Lideri fetar sunit 66-vjeçar konsiderohet i afërt me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, myftiu ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e fundit në marrëveshjet midis autoriteteve dhe rebelëve që synojnë ndaljen e luftimeve në zonën e Damaskut.