Një gazetare është vrarë në sulmin e djeshëm rus në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform, Vira Hyrych, e cila punonte për Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, humbi jetën pasi një raketë ruse goditi banesën e saj mbrëmë.

Të paktën dhjetë persona raportohet se u plagosën pasi raketa të shumta shënjestruan ndërtesën e banimit.

Sulmi erdhi në mes të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në qytetet ukrainase Borodyanka, Bucha dhe Irpin.

Më 5 prill, Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit e Ukrainës tha se 18 gazetarë janë vrarë dhe 13 janë plagosur që nga 24 shkurti, fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Gjatë luftës, sipas ministrisë, tre gazetarë u zhdukën dhe tetë gazetarë, prej të cilëve katër gra, u rrëmbyen.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re