Policia izraelite thotë se një palestinez, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një oficer policie në Ashkelon, në jug të vendit, është neutralizuar.
Policia izraelite në një deklaratë theksoi se një palestinez sulmoi një oficer policie me thikë gjatë një kontrolli në Ashkelon. Polici izraelit hapi zjarr pas sulmit dhe vrau palestinezin. Oficeri ka pësuar lëndime të lehta.
Mediat izraelite shkruajnë se palestinezi i vrarë ndodhej ilegalisht në Izrael, dhe se ishte rreth 40-vjeç dhe ishte nga Al-Khalil (Hebron).
Burimi: AA
