Një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria tha në një deklaratë se një 20-vjeçar u vra pranë qytetit Qalqilya në veri të Bregut Perëndimor.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se ushtarët hapën zjarr ndaj një palestinezi në një tentativë të supozuar për goditje me thikë në një pikë kontrolli ushtarak pranë vendbanimit Kedumim.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e forcave izraelite.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite mbylli zonën pas incidentit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re