Një grua rastësisht zbuloi tre kufoma brenda një veture BMW në Eislingen të Gjermanisë, shkruan “Bild”. Sipas policisë, ata kishin vdekur përmes përdorimit të dhunës, ndërsa sipas medias gjermane “Bild” arsyeja e vdekjes lidhet me tradhti bashkëshortore.
Gruaja Cornelia Jehle (56), një politikane e partisë së djathtë gjermane FDP nga Eislingen, dashnori i saj Yannik P. (26)  dhe burri i saj Markus Jehle (56) janë tre viktimat në fjalë. Të tre ishin punëtorë në komunë. Policia heton nëse burri i ka vrarë njëherë gruan dhe dashnorin e saj, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
56 vjeçari duhet ti ketë paralajmëruar disa herë më parë.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re