Një roje sigurie në ambasadën e Katarit në Paris u vra në një përleshje me një burrë përpara ndërtesës, thanë prokurorët francezë.

Prokuroria e Parisit konfirmoi vdekjen e rojes, pas ngjarjeve në lagjen 8 në qendër të kryeqytetit francez dhe deklaroi se një person u arrestua në vend.

Policia e Parisit ka hapur një hetim.

“Duhet të përcaktohen me saktësi rrethanat e vdekjes së rojës së sigurisë”, thanë ata, duke shtuar se ende nuk është konfirmuar se çfarë lloj arme është përdorur.

Një burim i Reuters nga policia tha se rasti nuk duket të jetë i motivuar nga “terrorizmi”.

Gazeta Le Parisien pretendon se një 38-vjeçar, i cili vuan nga probleme mendore, ka rrahur një roje sigurie dhe më pas e ka mbytur.

 “Ai vjen nga Sevrani dhe njihet për inat, rebelim dhe akte të dhunshme ndaj policisë, ka qenë edhe nën ndikimin e kokainës… Aktualisht është në kontrolle mjekësore”, pohon gazeta.

Ambasada nuk komentoi menjëherë ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re