Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku është gjetur i vrarë me mjet prerës shtetasi Petraq Gjika.

Ai punonte si roje në serat e fshatit Daullas, ndërkohë që është konstatuar i vrarë në orët e para rë mëngjesit të sotëm.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, trupi i pajetë i Gjikës, është gjetur pranë kabinës ku ai qendronte.

Burime bëjnë me dije se në trupin e tij janë konstatuar disa plagë me thikë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse autorët kanë pasur si qëllim vjedhjen e prodhimeve në sera.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re