Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë gjatë orëve të pasdites në zonën e Kalamatës, në vendin e quajtur Burnia.

Sipas dyshimeve të para, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se shqiptari punonte në një stallë lopësh në zonë.

Autoritetet greke po hetojnë ngjarjen, ndërsa pronari grek i stallës është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re