Një shqiptar u vra në Medelin të Kolumbisë pasditen e së dielës, teksa një ditë më pas, autoritetet kanë kapur autorin.
Sipas mediave kolumbiane, viktima është 44-vjeçari Artur Tuci, i dyshuar si trafikant droge. Ai zotëronte dhe dokumente kolumbiane.
Autori i vrasjes, i cili po udhëtonte me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s. Motoçikleta dhe arma e përdorur për të kryer vrasjen u sekuestruan.
Nga përplasja mbeti e plagosur një grua, e cila shoqëronte shqiptarin.
“Motivet dhe detajet e rastit po verifikohen aktualisht si pjesë e hetimit që po kryejnë autoritetet”, tha Villa Mejía, Sekretari i Sigurisë i qytetit.
