Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishtevdekur.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë  – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dheqëlloi mbi të.

Liu u godit meplumba në kokë, qafë dhevdiq nga plagët e marra.

Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftoi  vdek jen e tij të parakohshme

Para se të vri tej ai kishte raportuar  se ishte në faza të avancuara të zbulimit të Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat e SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike.

“Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe personi që e vr au, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka ende një motiv të saktë mbi rrethanat. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re