Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Altin Avdylit i njohur me nofkën “Niçe” për ndryshim të masës së sigurisë.

Ai kërkonte lirimin me argumentin se vuan nga tensioni i lartë dhe për shkak të gjendjes se pandemisë nuk ka në burg kujdesin e duhur shëndetësor por Apeli e ka rrëzuar këtë kërkesë duke e lënë në burg.

SPAK ka dërguar në gjyq për heroinën e sekuestruar në fshatin Brenogë të Hasit në tetor 2018 në kuadër të operacionit “VolVo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, 25 të pandehur mes tyre, Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali, Mario Zeqiri (alias Edinjo), Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re