Në mesin e shumë mesazheve të mbështetjes, bamirësisë, e humanizmit mes shqiptarëve, erdhi dhe një mesazh prekës, nga një grua e prekur nga kanceri.

Pasi ndoqi historinë e Leas së vogël, e prekur nga sëmundja e rëndë në moshën 1 vjeçe e gjysëm, Ermina na solli këtë mesazh në “Shqiptarët për Shqiptarët”

“Zoti ju shpërbleftë, ju përshëndes. Unë lutem për vajzën që të shërohet nga kjo sëmundje, e di çfarë do të thotë se vuaj vetë nga kanceri. Dhuroj 100 euro, Zoti e ndihmoftë vogëlushen dhe juve Allahu ju ruajtë. Ermina nga Gjermania”-shkruhej në mesazh.

“Zoti të shëroftë Ermina. Me të vërtetë ajo mund ta kuptojë vështirësinë, Zoti të shëroftë dhe ty motër.”-tha Elvisi pasi lexoi mesazhin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re