Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur “flakë për flakë” Edi Ramës i cili prej disa ditësh i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë liderin historik të PD-së i cili është shpallur non grata nga DASH.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha nënvizoi se Rama po vuan nga një sëmundje e rëndë psikike. Ish-kryeministri Berisha tha sot në zonën e Butrintit do të ndërtohen vila.

Prangosja e Engjëll Agaçit të çon tek padroni i tij Edi Rama. Ju duhet ta dini se kaq i mbërthyer është Edi Rama me aferën e inceneratorëve saqë me mijëra qytetarë shqiptarë që kanë fituar gjyqet me rroga dhe që i kanë fëmijët pa ushqim dhe nuk u jepet asnjë qindarkë ndërkohë nga thesari i Edi Ramës dalin lekë për inceneratorët. Kjo është njëra aferë. Afera të tjera janë zinxhir.

Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin që është një aferë multi-dimensionale e paimagjinueshme në territorin e gjithë manastirit. Në vend që toka dhe territori ti rikthehet Kishës dhe manastiri është një institucion kulti dhe shumë i çmuar kulturor. Aty Rama në territorin e manastirit po ndërton resorin turistik, njeriu miku i Edi Ramës, natyrisht dhe vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronat publike, laguna e cilësuar si zonë e mbrojtur është dhënë për ndërtimin e 620 digave te Kepi i Stillos ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Ka shumë afera korruptive që lidhen me xhepin e tij. Afera që kanë kaq të dhimbshme që rinuan shëndetësinë tonë sic është Chek up që nuk e bën askush nga vendet sepse është konsideruar nul në dobinë e tij. Por oligarkët e Vila Nushit dhe kushërira e klanit merr dhjetra miliona euro në një kohë që mjekët mbeten me rrogat më të ulëta. Së dyti oligarkët fryhen dhe pasurohen nga shqipotarët me ilaçet , Vilma Nushi dhe Tom Doshi. Që të dy të lidhur si bloza me tymin me Edi Ramën.

Shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen logjike dhe të futet në atë që thuhet sindromë të problemeve të thella psikike. I trembur. Ai ka frika në palcë nga opozita e vërtetë. Mori fund loja e turpshme me pseudo opozitën e blerë dhe opozitën fasadë. Vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe kjo opozitë është revolucion. Ne nuk bëjmë presion as tek SKAP-i as tek SPAK-u”, u shpreh Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re