Ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe njëherë profesionit të tij të kahershëm, mjekësisë, për të replikuar me ministren, Spiropali. Sipas tij kjo e fundit vuan nga zilia falike, duke iu referuar ndarjeve të famshme të Frojdit, në pesë stade të zhvillimit psikoseksual tek qenia njerëzore.

 

Kompelsi i Edipit sipas Berishës është stadi që përshkruan kryesocialistin Rama.

 

“Do t’i them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

 

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i Edipit. Kjo është e njohur tek Edi Rama.

 

Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat”, theksoi ai.

 

Nuk ka munguar as replika e Spiropalit, e cila e konsideron ish liderin e PD, si të mbijetuar të mjerë dhe monument të gjallë turpi.

 

“Doktor kush të mori me qira sot. Je kthyer në një dyfaxhi me qira. Te hedhin edhe ndonjë kockë. Një gjysh që duhet të ishte i mbyllur në shtëpi me turp. Je i tkrurrur je i mpakur je i pamundur këto biseda do bësh se tjera nuk bën Ti paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë. Je ai që vë gjoba. Ata që të përdorin në oborrin tënd edhe në gardhin përreth do të lenë ashtu siç je. Ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë. Më vjen keq për katandisjen tënde. Je monument i gjallë i turpit”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re