Skip to content

Vuani nga diabeti? Kujdes, mjekja tregon çfarë nuk duhet të bëni kurrë para se të kryeni aktivitet fizik

Në podcastin “Shëndet!”, mjekja endokrinologe Tea Shehu, ka folur për diabetin, e cila është një sëmundje kronike që vit pas viti, shifrat tregojnë rritje të rasteve.

Mjekja ka ndarë këshillat e saj për pacientët, të cilët sidomos kur kryejnë aktivitet fizik të tregojnë kujdes duke matur përpara nivelet e sheqerit në gjak.

“Është shumë e rëndësishme që çdo pacient diabetik të bëjë matjet e sheqerit, sepse duke pasur parasysh se sheqeri mund të ulet pas aktivitetit fizik. Nëse është mbi 250, të mos bëjnë aktivitet fizik pa u siguruar se nuk kanë trupa ketonike pasi mund të çojë në komplikacione. Dhe nëse është i ulët të marrin masa paraprakisht në mënyrë që mos thellohet ulja e cila është një rrezik madhor për pacientët diabetikë”, tha mjekja Shehu.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin e Youtube: Gazeta Shëndeti