Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçari gazetari nga Kosova Muharrem Ramabaja.

Mediat vendase bëjnë me ije se 65 vjeçari vuante nga disa sëmundje të rënda disavjeçare.

Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977, ndërsa nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re