Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje të reja nga vrasja e ish-deputetit, Pashko Ujkës.

“Vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dilte çdo ditë në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Shoqërohej nga gruaja, apo dhe vëllezërit e tij”, tha Lala për “Open”.

Pashko Ujka u qëllua pas shpine me silenciator mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij. 64 vjeçari nuk ka arritur dot t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti i PDK-së, Pashko Ujka u qëllua me armë mbrëmjen e sotme shumë pranë banesës së tij në lagjen Vasil Shanto në Shkodër. Ne momentin e ngjarjes, viktima ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re