Skip to content

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetarja e njohur

rezarta re sd

Ka ndërruar jetë sot gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, e cila prej vitesh ishte në luftë me një sëmundje të rëndë

Lajmi i trishtë është bërë i ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ajo u ‘shua në paqe mes njerëzve të zemrës’

“Rrezarta jone u shua ne paqe mes njerezve te zemres dashurise, respektit e perkushtimit te miqve, te afermve e mjekeve qe i qendruan prane ne te gjithe sfiden e saj te viteve te fundit.

Me respekt familja Reçi”, shkruhet krahas fotos së gazetares së njohur në rrjetet sociale.

recarta reci

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.