Skip to content

Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, iu nda nga jeta babai, Presidenti i shpreh ngushëllimet për humbjen Lulzim Bashës. Meta: U prehtë në paqe!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për gumbjen e babait të tij, Xhelal Basha.

Në nje mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit i shprehu ngushëllimet liderit të opozitës për humbjen e babait, si dhe të gjithë familjes Basha për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha!

U prehtë në paqe!

Mbrëmjen e sotme u nda nga jeta babai i kryedemokratit, Xhelal Basha, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

85-vjeçari Xhelal Basha prej disa muajsh qëndronte në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë

/faxweb