Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar këtë të martë me ambasadorë të Bashkimit Evropian si dhe me kreun e delegacionit të BE-së në Serbi, Samom Fabricin, ku temë diskutimi ka qenë edhe Kosova.

 

Në fjalën e tij presidenti serb është shprehur se me Prishtinën do të vazhdojnë të bisedojnë kur të shfuqizohet taksa ndaj Serbisë.

 

“Me Prishtinën do të vazhdojmë bisedimet kur ata ta shfuqizojnë taksën, unë jam gati të kushtojë gjithë kohën time për këto bisedime, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje”.

Presidenti serb ka thënë se ambasadorët dhe kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi janë shprehur të gatshëm që të mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë.

 

“Ne biseduam për shumë gjëra, sundimin e ligjit, lirinë e medias, investimet. Serbia duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane e cila sjellë energji të re dhe perspektivë sepse nga kjo varet e ardhmja e fëmijëve tanë”.

 

Ndërkohë që ka theksuar se Kosova është e interesuar vetëm në atë që thotë Amerika dhe nuk i bën përshtypje reagimi i Bashkimit Evropian për heqjen e taksën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re