Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën në mbrëmje pas një bisede me peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe se sa i përket Kosovës ai do të vazhdojë të luftojë për të marrë maksimumin e çdo gjëje që mund të merret për popullit serb, së bashku me mbajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, Vuçiç ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë, duke u pasuar me gjuhë të njëjtë nga Patriarku Irinej.

Ky i  fundit u tha gazetarëve tha se ka një luftë heroike të Vuçiçit për Serbinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se ky nuk është vetëm mendimin e tij personal.

“Ne do të luftojmë dhe nuk do të heqim dorë në mbrojtje të Kosovës. Ne shpresojmë në Zotin, në historinë dhe ndihmën e miqve që kemi për të pasur sukses. Si? Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të situatës në botë dhe nga ata që na mbështesin dhe në anën tjetër”, tha Irinej.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re