Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti konferencën vjetore drejtuar popullit, duke përsëritur qëndrimin se Serbia do të bëjë gjithçka për të ndalur anëtarësimin e Prishtinës në UNESCO.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

A mund t’i kundërshtojmë në Këshillin e Evropës? Vështirë. A mundemi në UNESCO? Do të luftojmë. Ne do të luftojmë, pasi duhen dy të tretat e votave për anëtarësim në UNESCO dhe kjo do të jetë pak më e vështirë për ta pasi nuk i kanë.

 

Vuçiç tha se përpjekjet për të rrëzuar njohjet e Kosovës, nuk do të ndalet.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Ne kemi nëntë që kanë tërhequr njohjen e tyre, Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet, jemi duke pritur për të dhjetën.

 

Kreu i shtetit serb ndër të tjera tha se serbët duan paqe me shqiptarët dhe respektim të marrëveshjeve.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

 

Ne duam gjithmonë paqe me shqiptarët, do të duam gjithmonë respekt për të gjitha marrëveshjet që kemi nënshkruar dhe ata po ikin nga të gjashtë, si shqiptarët ashtu edhe ndërkombëtarët.

 

Javën e ardhshme në Beograd do të shkojnë Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe të tjerë përfaqësues të Bashkimit Europian, për të diskutuar marrëveshjen finale me Kosovën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re