Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Sombor në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të atyre që vdiqën në bombardimet e NATO-s në vitin 1999, sipas qasjes serbe, se Serbia duhet të ruhet.

“Secili nga fëmijët tanë duhet të ruhet, kudo që jetojnë kur nuk mund të flasin racionalisht me askënd në botë”, ka thënë Vuçiç, duke vijuar traditën politike serbe të shfaqurit si viktimë ndërkohë që janë agresorë, edhe genocidalë, si në Bosnje e Kosovë.

“Ne kemi një periudhë të vështirë përpara. Na takon neve të luftojmë të bashkuar për vendin tonë. Po, ne duam paqe, nuk do të kemi asnjë konflikt as me NATO-n dhe as me askënd. Por ne do ta ruajmë vendin tonë. Kur themi se cilat janë vijat e kuqe, atëherë mos luani me to dhe mos bëni presion më tej”, tha ai, duke lëshuar “perlën”:

“Bombardimi nuk parandaloi një fatkeqësi humanitare. Një arsye e bombardimeve ishte për të treguar se ata janë më të fortët dhe se mund të bëjnë gjithçka, dhe tjetra ishte për të vjedhur Kosovën nga Serbia. Le të mos shpikin arsye të tjera. Këtë ua them çdo ditë përfaqësuesve të vendeve që morën pjesë në bombardime”, tha Vuciç.

Sigurisht, si ministër i Millosheviçit në atë kohë, ai nuk përmend spastrimin etnik serb ndaj popullatës kosovare, duke tentuar të kthejë kokëposhtë realitete kokëforta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re