Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, bën fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e krijuar në veri. Vuçiç deklaroi se Kurti la serbët e Kosovës që të kujdesen për veten e tyre dhe i provokoi ato gjithë kohës.

 

“Fajtori i vetëm, edhe pse ata që e ndihmojnë në të janë pak fajtorë, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi është Albin Kurti. Ai është njeriu që e zëvendësoi Gjuriqin edhe pse është kundër marrëveshjes së Brukselit. Ai nuk ka te drejte ta beje kete. I la njerezit te kujdesen per fatin e tyre dhe provokoi gjithë kohe. Me vjen keq qe nje pjese e serbeve ra ne ato provokime. Albin Kurti eshte i vetmi fajtor, i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë, askush tjetër nuk dëshiron konflikte dhe luftë, e vetmja dëshirë e tij është të na fusë në luftë me NATO-n”, tha Vuçiç.

 

Në të njëjtën kohë, Vuçiç ka bërë thirrje që serbët të vetëpërmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën në veri. Gjithashtu, ai bëri thirrje të plotësohen kërkesat e komunave serbe, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për të parandaluar më shumë konflikte.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re