Edi Rama ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të mbyllen dhe të mos dalin derisa të gjejnë një zgjidhje.

rama

Sipas Ramës, kjo duhet të bëhet nën kujdesin e kumbarëve të marrëveshjes bazë, që janë Franca dhe Gjermania, por edhe ne mbështetjen e SHBA-ve.

Rama deklaroi se Presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë janë ata që duhet të shpëtojnë rajonin.

“Duhet një shtysë e madhe, një marrje dhe mbyllje brenda e të dyja palëve nën kujdesin e kumbarëve të planit që është kthyer në një marrëveshje bazë, që është Franca dhe Gjermania, me mbështetjen e SHBA dhe Francë-Gjermania janë edhe BE në të njëjtën kohë.

Duhet kjo, nuk është një ide e re e imja. E kam thënë edhe në tryezën e madhe të liderëve në Moldavi.

Është koha sepse kjo ecejak-ja në Bruksel është vetëm status quo. Nuk kemi çfarë presim të reja, pa një shtysë të re dhe pa përfshirjen e kancelarit dhe presidentit, të cilët duhet të  duhet të shpëtojnë thjesht Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por duhet të shpëtojnë rajonin nga gjithë proceset e nisura dhe nga asgjësimi i vetë procesit të Berlini”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re