Skip to content

Vuçiç e pohon: Berlini, diktat franko-gjerman për njohjen e Kosovës nga Serbia

tan2019 4 16 163324855 0

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se Serbia po përballet me një periudhë shumë të vështirë, pasi Beogradit po i kërkohet njohja e pavarësisë së plotë për Kosovën pa ndarje.

Siç tha ai, para se të shkojë në samitin e Berlinit, atje pra ku e pret dyshja Merkel –Macron, siç përflitet për t’i dhënë një drejtim përfundimtar zgjidhjes së raporteve Kosovë-Serbi, ai do të zhvillojë bisedime me presidentin kinez dhe atë rus në Pekin. Në Berlin, shtoi Vuçiç, e pret një takim shumë i vështirë me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

“Që ta dini, unë nuk pres asgjë të mirë. E vetmja gjë që pres është fillimi i një kërkese për një format të ri, ku qëllimi duhet të jetë njohja e pavarësisë dhe një Serbi që nuk merr asgjë”, tha Vuçiç, duke shtuar se atij i është kërkuar që të “hyjë në bisedime pa u hequr taksat nga shqiptarët”.

“Por unë nuk do të pranoj të vazhdoj çfarëdo bisedë pa heqjen e taksës, pa marrë parasysh çfarë presioni do kem”, shtoi ai.

Duke folur për kërkesat dhe presionet që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha se ai nuk e ekzagjeron.