Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shpalljen ditë zie 27 shtatorin në Serbi, për terroristët serb, duke u shprehur se Presidenti Vuçiç po “pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës”.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është “dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë”.

Reagimi i Berishës

Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!

Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re