Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë detaje nga biseda me kryeministrin, Edi Rama.

 

Vuçiç deklaron se në fokus të bisedës ishin pikëpamjet e ndryshme për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

 

Megjithatë, Vuçiç shkruan se mbështet Procesin e Berlinit dhe se pjesë e bisedës ishte dhe ndryshimi I trashëgimisë politike në rajon.

 

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën.

 

Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.

 

Ndërkohë, kryeministri Rama ka bërë thirrje që Ballkani të fokusohet tek procesi I Berlinit për të ardhmen e përbashkët drejt BE.

 

Lidhur me tensionet në veri, Rama ka propozuar draftin e tij për asociacionin, I cili është refuzuar nga të dyja palët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re