Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, në Moska u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për të arritur kompromis dhe mbështetjes për paqe dhe siguri, zgjidhja për Kosovën duket se është shumë larg.

 

Në këtë takim ai ndër të tjera theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë komplekse dhe se Serbia si shtet përballet me provokime të shumta në baza ditore.

 

“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur një kompromis dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin, ne jemi shumë larg nga çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës”.

 

Gjithashtu, Vuçiç e falënderoi Putin për gjithçka që po bënte në favor të Serbisë dhe e ftoi atë të vizitonte Beogradin së shpejti, duke shtuar se do të ishte një nder i madh për vendin dhe popullin serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re