Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me kritikat që iu bënë pas vizitës së tij në veri të Kosovës, ku përmendi dhe Milloshëviçin me nota vlerësuese.

Ai i ka cilësuar ato si pamflete, ndërkohë që më të rëndësishme në kredon e tij politike, ka vlerësuar pajtimin e përgjithmonshëm mes serbëve e shqiptarëve dhe zgjidhjen e problemeve mes tyre.

Në një artikull për edicionin vjetorit të Blic, Vuçiç tha se “komentet janë asgjë më shumë se pamfletizëm”.

Në gjykimin e tij, Serbia vijon të shikohet për rajonin si diçka në gabim, që dëshiron të bëjë luftë, që gjithmonë të zgjerohet në kurriz të të tjerëve për të pushtuar Ballkanin.

“Politika ime është një politikë kundër miteve dhe të vërtetave të përjetshme”, shkruan Vuçiç. Kjo sepse sipas tij ekziston një mjedis i njëjtë mitologjik në rajon se Serbia ishte fajtori kryesor në shekujt e 20-të dhe 21-të.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re